Rakitic flet për mundësinë e largimit nga Barcelona

09:38 | 23 Korrik 2019
Arbresh Info

Mesfushori kroat Ivan Rakitic ka pranuar për herë të parë se mund të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së kësaj vere, deklarata këto që vijnë në një moment kur mediat flasin për oferta të shumtë në drejtim të tij.

Rakitiç ka pasur adhurues të shumtë në mënyrë të vazhdueshme, por gjithmonë ka refuzuar zërat e merkatos, duke këmbëngulur në qëndrimin te Barcelona, e cila nga ana tjetër ka një dyndje futbollistësh në mesfushë.

“Jam shumë mirë dhe i lumtur te Barcelona, por jam i hapur ndaj çdo mundësie. Kam ende shumë vite kontratë me katalanët, por ofertat e klubeve të tjera më bëjnë krenar, pasi do të thotë që po e bëj mirë punën time”, tha Rakitiç.

Mesfushori kroat kërkohet nga klube si Interi, Manchester United e Paris Saint Germain, të cilët janë gati të kënaqin Barcelonën me një ofertë prej 50 milionë eurosh, për të transferuar Rakitiç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme