Tetë viktima gjatë sulmeve ajrore në Afganistan

08:26 | 23 Korrik 2019
Arbresh.info

Së paku tetë civilë, përfshirë edhe një grua dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore në provincën afgane Logar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë, Shahpur Ahmadzai, për AA tha se forcat ajrore të SHBA-ve mbrëmë qëlluan pozita të lëvizjes talebane në distriktin Baraki Barak.

Ai tha se në rrjedhë është hetimi mbi rastin, por nuk zbuloi bilancin e të pësuarve.

Paralelisht me këtë, kreu i bashkësisë fisnore lokale njoftoi për gazetarët se në sulmet e mbrëmshme janë vrarë tetë civilë, mes të cilëve kanë qenë më shumë gra dhe fëmijë.

Në jehonën e negociatave për paqe aktuale talebane-amerikane gjithnjë e më të shpeshta janë sulmet në të cilat pësojnë civilët në Afganistan. Në dhjetë ditët e para të korrikut në Afganistan janë vrarë së paku 100 civilë.

Pas përleshjeve të ashpra, militantët talebanë kanë marrë kontrollin e resurseve natyrore në rajonin e pasur Keran Wa Manjan në provincën veriore Badakhshan.

Jawed Mujaheda, përfaqësues i asamblesë provinciale, për AA tha se talebanët pushtuan të gjithë distriktin, ndërsa luftimet më të ashpra u zhvilluan në minierën Lapis Lazuli. Ai nuk është i njoftuar me bilancin e vuajtjeve në këto konflikte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme