Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të niset për në Hagë. Atje Haradinaj do të intervistohet nga Gjykata Speciale.
Këtë e ka konfirmuar vetë Haradinaj të hënën në emisionin Pressing në T7.
“Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj të hënën.
Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.
Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.
“Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bartë nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. E krijojmë një precedant të keq kur shefi i Qeverisë së shtetit është i dorëzuar diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës. Nuk është se unë iu iki përgjegjësive, por ‘skam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve, e kam çu Ramushin. Nuk e çoj Kryeministrin, as Kosovën para hetuesve, ashtu si ka pasë me i ndodhë Kosovës do të ishte një precedant, një model i keq i shtetit, do të ishte një dëshmi që ne jemi të prekshëm”, ka thënë Haradinaj të hënën në Pressing
Kryeministri në këtë intervistë ka folur edhe për ditën kur i kishte ardhur ftesa për të shkuar në Gjykatën Speciale në Hagë si i dyshuar.
“Disa ditë më përpara ka fillu komunikimi me dhomat e posaçme dhe i kam prit zyrtarët e tyre këtu”, ka treguar Haradinaj.
“Por konfirmimi i protokollit për shkuarje për intervistim në Hagë është bërë të premten, ditën e dorëheqjes”, ka thënë Haradinaj.
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “S...
Diplomatja amerikane i ofron përkrahje Kievit për ta luftuar...
Man United me fitore të vështirë në shtëpi përballë Brentfor...
Starmer: Bota nuk do të tolerojë më justifikime nga Izraeli ...
Vajzat kërkojnë që Burimi të flejë me Rezin, Burimi refuzon:...
LDK: Nga janari, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi...