Ramush Haradinaj, Kryeministër në largim i Kosovës, ka thënë se nuk e ka vendosur taksën ndaj produketeve Serbe për inat të askujt, por e ka bërë që ta shpëtojë Kosovën prej ndarjes
Haradinaj ka theksuar se mbajtja e taksës nuk ka ardhur si inat ndaj dikujt, por si përgjegjësi e tij për ta mbrojtur vendin nga ndarja dhe Dodik Republika.
“Unë jam i detyruar ta mbroj tërësinë territoriale të Kosovës, pra nuk e kam prej qejfit as prej arrogancës, jam i detyruar ta mbroj Kosovën si agjendë. Unë taksën nuk e kam tregti me Serbinë, taksën e kam me shpëtu prej ndarjes ose prej Dodik Republikës. Nuk i kam mbajtë këto qëndrime për inat të Edit, apo dikujt tjetër, kujdo qoftë, ose të Hashimit apo Kadrisë. Unë besoj se po e hjekën taksën, e ke qelë derën për njërin prej dy çmimeve, unë besoj se po e mbajtëm taksën si i ka hije, si zotni, unik, ato dyja nuk janë më temë, e jep tregun për njohje. Kaq e thjeshtë është, kujt i kam borxh në këtë rast që i shërbej këtij besimi?”, ka thënë Haradinaj në emisionin Pressing në T7.
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...
SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulm...
Kurti falënderon ushtarët bullgarë që shërbejnë në Kosovë në...
Pacolli: Peci nuk duhet të tentojë të devijojë vëmendjen duk...