Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës në intervistën e parë pas dorëheqjes ka dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij.
Kryeministri në këtë intervistë për emisionin “Pressing” të Televizionit T7 ka folur edhe mënyrën se si familja e tij e ka pritur lajmin e dorëheqjes si dhe reagimet që erdhën më vonë, që e quajtën dorëheqjen si “trik politik”.
“Ideja që me quajt dorëheqjen trik politik është hera e parë që jam gëzu që nuk e kam pas babën gjallë”, ka thënë Haradinaj.
“Për mos me e traumatizu. Nëna më është traumatizu. Familja i përjetojnë rëndë dhe këto janë gjëra të ulëta, kjo është pika ku kanë rënë këta njerëz”
Haradinaj tutja ka thënë se në interes të tij është vetëm që të jetë para armiqve të Kosovës dhe jo kundër interesit të Kosovës.
“Unë i dua të majtit në Shqipëri dhe nuk kam asgjë kundër tyre. Kam marrëdhënie me PD’në e Shqipërisë dhe si të djathtë aspirojmë EPP’në”, ka deklaruar Haradinaj
Për nder të Ditës Botërore të Fëmijëve, Kurti merr pjesë në ...
Fillojnë punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Lu...
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia ...
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...