Sekretar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi e ka quajtura gënjeshtar nënkryetarin e LDK-së dhe siç thotë ai pretendentin e përfolur për kryetar të kësaj partie.
“Lutfi Haziri, nënkryetari aktual dhe njëri ndër pretendentët e përfolur nga mediet si kandidat për kryetar të LDK-së, në paraqitjen telefonike në TV Klan për Infomagazinë, në pikë të ditës gënjeu publikun, duke thënë se PAN-i ka qenë “Kumbar” i Gjykatës Speciale!” shkruan Sherifi në Facebook.
Postimi i plotë i Sherifit:
Lutfi Haziri- Kumbarë i gënjeshtrës publike!
Lutfi Haziri, nënkryetari aktual dhe njëri ndër pretendentët e përfolur nga mediet si kandidat për kryetar të LDK-së, në paraqitjen telefonike në TV Klan për Infomagazinë, në pikë të ditës gënjeu publikun, duke thënë se PAN-i ka qenë “Kumbar” i Gjykatës Speciale!
Si mund t’i besohet të udhëheqë me vendin dikujt që edhe për të vërtetat shumë lehtë të verifikueshme, (me vetëm një klik në google) nuk ngurron të provojë të mashtrojë publikun. E vërteta është krejt ndryshe. Të gjithë e dijnë se në kohën kur është negociuar dhe votuar Gjykata Speciale, vendi është qeverisur nga koalicioni PDK-LDK, kryeministër i së cilës ka qenë Isa Mustafa, kryetari aktual i Lutfi Hazirit, mbase edhe i kryetari i ardhshëm i tij. Këtë fakt e din edhe Lutfi Haziri, por i pëlqen të gënjejë opinionin publik. Lutfi Haziri-Kumbari i gënjeshtrës publike duhet ta dijë se rrena i ka këmbët e shkurtëra dhe në kohën e internetit e vërteta të përplaset në fytyrë sa çel e mshel sytë. Mjafton t’i hidhet një sy listës së deputetëve që kanë votuar dhe do të shihni se NISMA jo vetëm që nuk votuar PËR, por përkundrazi ka qenë kundër kalimit në Kuvend të kësaj gjykate!
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...