Griezmann tregon se cilën skuadër përkrahë në Premierligë

19:38 | 22 Korrik 2019
Arbresh.info

Ylli më i ri i skuadrës së Barcelonës, Antoine Griezmann, ka zbuluar se cila është skuadra që përkrahë në Premierligë.

Griezmann ka zbuluar se ai përkrahë Liverpoolin në garën për titullin e kampionit në Premierligë, duke dhënë edhe disa arsye interesante për këtë qëndrim të tij.

Për francezin, janë tifozët e Liverpool arsyeja që shtynë atë të përkrahë skuadrën nga ‘Anfield’.

“Sa i përket skuadrave (në Premierligë), e admiroj Liverpool për shkak të tifozëve të tyre. Shpresoj se një ditë ata ta fitojnë ligën përsëri” ka thënë Griezmann, transmeton lajmi.net.

Liverpool edicionin e kaluar ka vendosur rekord pikësh në histori të klubit, me 97 të grumbulluara, por ishte Manchester City me 98 që mohoi titullin për ‘Reds’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme