Qeveria kineze ka deklaruar se rajoni veriperëndimor i Xinjiang-ut është pjesë e pandashme e Kinës, pavarësisht përpjekjeve të ekstremistëve për t’i deformuar historinë dhe faktet me qëllim të ndarjes së shtetit.
Në letrën e publikuar nga Zyra e Këshillit Shtetëror për Informim thuhet se është gabim të pretendohet se anëtarët e komunitetit mysliman të ujgurëve të Xinjiang-ut janë pasardhës të turqve të lashtë, duke shtuar se ata janë bërë vegël politike e grupeve të ndryshme islamike.
“Forcat armike brenda dhe jashtë Kinës, veçanërisht separatistët, ekstremistët fetarë dhe terroristët, janë përpjekur ta përçajnë Kinën dhe ta ndajnë në disa pjesë përmes deformimit të historisë dhe fakteve”, thuhet më tej në këtë letër.
Pekini është akuzuar për përndjekjen dhe diskriminimin e ujgurëve. Dyshohet se rreth një milion pjesëtarë të këtij komuniteti po mbahen të mbyllur në kampe, të cilat nga autoritetet kineze përshkruhen si qendra trajnimi për luftimin e përhapjes së ekstremizmit islamik.
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, javën e kaluar tha se trajtimi i pakicës ujgure nga autoritetet kineze është “njolla e shekullit”, shkruan “The Guardian”
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...