Google ADS

Haradinaj zyrtarisht dorëzon në Kuvend letrën e dorëheqjes

16:04 | 22 Korrik 2019
V. S.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar sot zyrtarisht letrën e dorëheqjes në Kuvendin e Kosovës.

Kjo është bërë e diture përmes një komunikate drejtuar mediave nga drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri në dorëheqje, Haradinaj, ka dorëzuar në Kuvend zyrtarisht letrën e dorëheqjes

Sot, kryeministri në dorëheqje i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar në Kuvend zyrtarisht letrën e dorëheqjes së tij.

Letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme