Rreth 116 profesionistë shëndetësor do të trajnohen në projektin për përmirësimin e qasjes ndaj stresit dhe traumës për personat që kanë përjetuar dhunë në baza gjinore si dhe dhunë seksuale. Kosova është vendi i katërt që do të nisë së zbatuari këtë projekt ku përfshihen gratë e dhunuara gjatë luftës.
Gentiana HASANI
Kosova do të bëhet vendi i katërt në botë i cili të nisë së zbatuari projektin për shërbime të veçanta shëndetësore për gra të dhunuara gjatë luftës, por edhe ato që në ditët e sotme kanë përjetuar apo përjetojnë dhunë në baza gjinore.
Për zbatimin e këtij projekti është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe organizatës “Medica Gjakova”, e cila u ofron ndihmë psiko-sociale viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, por edhe atyre që përjetojnë dhunë mbi baza gjinore.
Shtetet të cilat e praktikojnë një projekt të tillë janë shtet të cilat kanë dal nga lufta si Bosnje e Hercegovina, Iraku dhe Afganistan.
Gazeta Express, ka biseduar me udhëheqësen e organizatës ‘Medica Gjakova’, Mirlinda Sada. Ajo ka shpjeguar se në kuadër të këtij projekti së shpejti do të trajnohen 16 mjekë dhe teknikë mjekësorë të cilët më pas do t’i trajnojnë edhe 100 mjekë e infermierë të tjerë. E gjithë kjo, që këta profesionistë shëndetësorë të avancohen në trajtimin e rasteve të ndjeshme ndaj stresit dhe traumës. Target i këtyre mjekëve do të jenë të mbijetuarat e dhunës në baza gjinore dhe atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Projekti do të jetë program i cili po zbatohet në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Irak, Afganistan dhe përkrahet nga Qeveria gjermane. Projekti parasheh përmirësimin e jetës dhe mundësive për gratë që kanë përjetuar dhunë në baza gjinore dhe dhunë seksuale gjatë luftës. Ato kanë të drejtë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore ndaj traumës dhe stresit”, tha Sada.
Ajo ka treguar se fillimisht nga rajoni i Gjakovës dhe Prizrenit do të trajnohen 16 profesionistë shëndetësor. Këta pastaj do t’i trajnojnë edhe 100 të tjerë.
“Projekti ka tre komponentë. Trajnimi i trajnerëve, 16 profesionistë shëndetësor, mjekë dhe infermierë do të trajnohen në qasjen sensitive ndaj traumës dhe stresit në komunën e Gjakovës dhe Prizrenit. Këta 16 trajner pas aftësimit do t’i trajnojnë pastaj edhe 100 të tjerë në kuadër të këtyre dy qendrave”, ka shpjeguar tutje ajo.
Ndërkohë sipas saj, në këtë projekt do të përfshihen të gjitha viktimat. Prioritet do t’i ipet të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë.
“Këtu do të përfshihen të gjitha viktimat, ato në bazat gjinore por edhe ato të dhunës seksuale gjatë luftës, kuptohet se ajo është një prioritet i yni. Targeti final i projektit janë të mbijetuarat”, ka sqaruar Sada.
E ndërkohë nisur nga të dhënat e institucioneve të shtetit, në vend, llogaritet se janë rreth 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998-99. Por, për shkak të paragjykimeve, janë vetëm raste të rralla kur personat që kanë përjetuar këtë dhunë kanë folur për historitë e trishta të tyre.
Ndërkohë për këtë projekt, zyrtarë nga ShSKUK’ja kanë konfirmuar për Express se tashmë është arritur marrëveshja e mirëkuptimit me shoqatën “Medic Gjakova”, për kujdesin shëndetësor për kategorinë që përfshin gratë që përjetojnë trauma të dhunës fizike dhe asaj seksuale.
Sipas tyre, projekti do të fillojë së zbatuari fillimisht në spitalin e Prizrenit dhe atë të Gjakovës.
Kujtojmë se në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin i cili ua njeh viktimave të dhunës seksuale statusin e viktimës, duke u mundësuar atyre disa përfitime të caktuara dhe një pension prej 230 euro në muaj.
Deri më tani, më shumë se 1000 persona kanë aplikuar për statusin e viktimës së dhunës seksuale. Ky status u është pranuar 406 personave, prej të cilëve 394 janë gra dhe 12 meshkuj./Express/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...