Google ADS

Përfaqësuesit e “Abi Çarshia” reagojnë pas vendimit për rrënimin e një pjese të objektit

10:45 | 22 Korrik 2019
V. S.

Të premten drejtoria e Inspektorati në Prizren ka zhvilluar një aksion për rrënimin e një pjesë të objektit të qendrës tregtare  “Abi   Carshia” në këtë komunë.

E të hënën përfaqësuesit e kësaj kompanie këtë shqetësim e kanë paraqitur në Odën Ekonomike të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Avokati i kompanisë “Abi”, Taulant Hodaj ka thënë se kompleksi është i ndërtuar në pronë private.

“Kompleksi “Abi Carshija” është i ndërtuar komplet më pronë privatë, në vitin 2004 ka qenë një plan që aty të kaloj në rrugë por përfaqësuesit e kompanisë kurrë nuk janë njoftuar për këtë plan”, ka thënë ai.

Ndërsa sulmin ndaj aktivistëve të VV-së, përfaqësuesit e kësaj kompanie teksa nuk e kanë arsyetuar kanë thënë se kanë hyrë në pronë private.

“Ata kanë hy në pronë private, dhe pasi nuk janë lejuar ka ndodhë përplasje fizike. Nuk e di çka kanë dashtë aktivistët e VV-së madje edhe asamblistit në pronë private”, ka thënë ai.

E ai ka treguar edhe arsyen që mund të ketë quar në mllefin e tyre.

“Një ndër aksionaret e kompanisë Abi ka qenë kandidat për asamblist në një parti tjetër”, ka thënë ai./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2370982346561122/?notif_id=1563782786508237&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme