Google ADS

Luajti sot ndaj Arsenalit, talenti shqiptar krenohet me Mustafin dhe Xhakën

23:03 | 21 Korrik 2019
Arbresh Info

Talenti shqiptar Erald Lakti është paraqitur për klubin e Fiorentinës sot në një ndeshje miqësore ndaj Arsenalit.

Trajneri i klubit Italian e ka grumbulluar në ekipin e parë talentin shqiptar.

19 vjeçari është future në lojë në minutën e 84’të dhe ishte në fushë në të njejtën kohë me dy futbollistë tjerë shqiptarë, Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin.

Talenti shqiptar ka bërë nga një foto me të dy yjet e klubit topçinjë pas ndeshjes, dhe i ka shpërndarë ato në rrjete sociale të shoqëruara me flamurin shqiptar dhe me emojin e shqiponjës dy krenare.

Lakti ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të klubit nga Firenza e Italisë dhe sivjet është thirrur në ekipin e parë. Klubi Italian pret shumë nga i riu shqiptar.

Lakti ka qenë edhe kapiten i ekipit U-21 të Fiorentinës dhe luan në pozitën e mesfushorit qendror.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme