Pas një pushimi të shkurtër nga nxehtësia që goditi Evropën muajin e kaluar, një valë e re e nxehtësisë do të godasë kontinentin e vjetër.
Javën e ardhshme, Evropa Perëndimore do të goditet nga nxehtësia ekstreme.
Në Francë priten temperaturat e ajrit deri në 43 gradë Celsius dhe ajri i nxehtë do të arrijë Anglinë e Veriut me një devijim të konsiderueshëm nga mesatarja.
Pritet që në Evropën Qendrore-Perëndimore ato të shkojnë në mes 35 dhe 40 gradë, sipas mediave, transmeton KP.
Franca, Britania e Madhe, Spanja, Portugalia, Gjermania, Austria, Norvegjia dhe Holanda janë në rrezik për t’u goditur nga temperaturat e larta.
Ndërsa rritet shqetësimi për temperaturat e larta, disa pjesë të Evropës Perëndimore tashmë po përballen me thatësira.
Meteo France, Agjencia kombëtare e parashikimit të motit në Francë, gjithashtu lëshoi paralajmërime për një valë të re të nxehtësisë, por tha se parashikimet nuk ishin përfundimtare.
Agjencia ka njoftuar se do të vazhdojë të monitorojë ndryshimet dhe modelet e motit në ditët në vijim. Ata presin që temperatura më e madhe në Francë të arrijë 35 gradë Celsius deri të martën. Pastaj, të mërkurën dhe të enjten, ajo do të rritet deri në 40 gradë.
Organizata Botërore Meteorologjike tha se viti 2019 pritet të jetë më i nxehtë se vitet e mëparshme.
Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Çeke regjistruan gjithashtu temperaturën më të lartë në qershor. Në Spanjë, zjarrfikësit luftuan zjarret më të këqija në Kataloni gjatë 20 vjetëve të fundit.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...