Pas popullaritetit të madh të vendimeve për ndalimin e përdorimit të pipëzave plastike për ta mbrojtur mjedisin, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e shtroi pyetjen: “Si do t’ia bëjmë me pajisjet tjera të plastikës që përdoren për ngrënie?”
“Unë mendoj se kemi probleme më të mëdha sesa pipëzat e plastikës”, tha presidenti amerikan para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, para se të nisej për pushimin e fundjavës në New Jersey.
Në një ditë me temperaturë 35.5 gradë, ai gjithashtu tha: “Është interesante kjo puna e pipëzave të plastikës. Ato janë të vogla, por çfarë të bëjmë me pjatat, mbështjellësit dhe të gjitha të tjerat, që janë shumë më të mëdha dhe që janë prodhuar nga i njëjti material?”
“Të gjithë janë përqendruar te pipëzat. Ka shumë gjëra të tjera ku duhet të përqendrohemi”, shtoi ai.
Komentet e tij erdhën pikërisht në kohën kur kompania e tij i prezantoi disa pipëza plastike në tregun e internetit. Çmimi i tyre është 15 dollarë për 10 copa. “Në mënyrë të ngjashme me shumicën e ideve liberale, pipëzat e letrës nuk funksionojnë dhe thyhen menjëherë”, thuhet në reklamën e këtij produkti.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 60 shtete në mbarë botën zbatojnë ndalesa ose taksa për prodhimet plastike që përdoren vetëm një herë. Ndalimin e përdorimit të pipëzave të plastikës tashmë e kanë futur në fuqi edhe disa qytete amerikane, shkruan “Reuters”.
Lartësia e Everestit rritet çdo vit
Sa shpesh duhet të pastrohemi?
Gjermania ndalon shitjen e telefonave OnePlus
Sulmi raketor ndaj Izraelit, Irani në Këshillin e Sigurimit ...
Krasniqi i bindur se Hamza do të jetë kryeministër: PDK nuk ...
Lille mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Real Madridit nga p...