Gruaja i kërkon të mos e lërë, burri thërret Ardit Gjebrean në “ndihmë”: Të lutem, ma merr këtë!
20:31 | 21 Korrik 2019
Arbresh Info
Flutura është martuar me Arbenin tre vite më parë, ndërsa bashkë me ta jeton edhe mamaja e Fluturës. Pikërisht jetesa me mamanë e saj ka sjellë konflikte mes çiftit dhe familjarëve të Fluturës, aq sa tashmë Arbeni po mendon edhe largimin nga shtëpia. Por ky vendim është i papranueshëm nga Flutura, e cila përgjatë gjithë kësaj seance në “Shihemi në Gjyq”, i lutet bashkëshortit që të mos e bëjë, jo vetëm me fjalë. Ajo shkon herë pas here tek ai duke e kapur nga duart e bluza.
Arbeni nga ana e tij thotë se problemi nuk është dashuria për bashkëshorten. Ai tregon se kur vendosën që të martoheshin, i kërkoi Fluturës që të shkonte të jetonte me të në Fier. Por ajo nuk mundej sepse kishte nënën e sëmurë dhe duhej të kujdesej për të. Në këto kushte Arbeni shkoi të jetonte në shtëpinë e Fluturës në Elbasan.