Google ADS

Islanda, shteti më i shtrenjtë në Europë

20:08 | 21 Korrik 2019
Arbresh.info

Nuk është vetëm peshku që është i kripur në Islandë. Një natë në hotel, një drekë, një veshje apo një biletë autobusi kushtojnë mesatarisht më shtrenjtë, ose shumë më shtrenjtë, se kudo tjetër në Europë.

Në ishullin në jug të Arktikut, çmimet e konsumit janë mesatarisht 56% më të larta se pjesa tjetër e Europës në 2018, duke e renditur Islandën shtetin më të shtrenjtë përpara Zvicrës (52%), Norvegjisë (48%) dhe Danimarkës (38%), sipas të dhënave të Eurostat të përditësuara në fund të qershorit.

Përpara nisjes së tij për në Islandë, Quint Johnson i ardhur nga SHBA-ja me familjen e tij për një javë pushime, kishte bërë disa kërkime për të shmangur surprizat e pakëndshme.

Por ishte diçka që nuk e priste në momentin e mbërritjes për këtë student 22 vjeçar, i cili zbuloi çmime pikante.

‘’Pizza Margerita e afishuar me çmimin e 2.400 koronave, ose afërsisht 17 euro gota e verës, një gotë birrë standarde rreth 7 euro…Kjo është një diferencë e madhe në çmim krahasuar me atë që jam mësuar më parë’’, shprehet Quint./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme