Zyrtare: Florent Shehu nënshkruan kontratë profesionale me Lazion

19:56 | 21 Korrik 2019
Arbresh Info

Florent Shehu edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë profesionale me Lazion.

Lojtari 17-vjeçar do të vazhdojë të luajë me të rinjtë e klubit italian, mirëpo do të vëzhgohet edhe nga skuadra e parë gjatë sezonit të ri.

Shehu ka konfirmuar se ai ka nënshkruar kontratë profesionale me Lazion, derisa ka falënderuar Igli Taren për besimin e dhënë.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam nënshkruar një kontratë profesioniste 3-vjeçare me Lazion. Falënderoj klubin dhe drejtorin Igli Tare për besim“, ka shkruar Shehu.

Florent Shehu ka lindur në Francë, derisa ka edhe pasaportë zvicerane. Mesfushori ofanziv po ashtu luan edhe te grupmoshat e reja të Zvicrës.

https://twitter.com/ShehuFlorent/status/1152688854752747520

Të ngjashme