A ju ka ndodhur ndonjëherë që të prisni me padurim dhe me plot emocion të ndani një lajm të mirë me partnerin tuaj, vetëm që të përjetoni një rritje të frustrimit dhe të andrenalinës kur ai/ajo reagon ndaj njoftimit tuaj.
Si shoqëri, ne mundohemi që të jemi gjithmonë pranë njëri tjetrit kur kemi nevojë, por sipas disa hulumtimeve të kaluara kanë treguar se lidhjet apo raportet qoftë ato të dashurisë apo edhe shoqërore, ndikohen nga se si reagojmë ndaj lajmeve të njërit tjetrit.
Mbështetja emocionale nga një partner kur ne nuk jemi mirë mund të ketë efekte anësore duke na bërë neve të ndjehemi më të vetëdijshëm për emocionet tona negative, ndërsa reagimi pozitiv i partnerit ndaj lajmeve tona pozitive do na bëjë të ndjehmi me të lidhur me ta dhe më të afërt, raporton “CNN”
Një studim i imazhit të trurit, i publikuar në “Human Brain Mapping”, ka treguar se kënaqësia e lidhjeve të një gruaja të martuar që një kohë të gjatë është veçanërisht e lidhur me aktivitetin nervor që se si kanë reaguar burrat e tyre ndaj emocioneve pozitive dhe ndaj atyre negative.
Reagimi ndaj emocioneve të partnerit apo partneres tuaj është çelsi një lidhje apo martese, sidomos nëse dëshironi të jeni të lumtur. Të mbështetni njëri tjetrin dhe të i jepni motvimin njëri tjetrit ndikon jo vetëm në lidhjen tuaj, por në personalitetin dhe vetëbesimin tuaj.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor