Leonardo Bonucci ka thënë se Matthijs de Ligt është aktualisht mbrojtësi më i mirë në botë, derisa është shprehur i lumtur që Juventusi e ka transferuar holandezin.
Mbrojtësi 19-vjeçar u transferua në këtë javë te Zonja e Vjetër nga Ajaxi, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me torinezët.
Bonucci beson se De Ligt mund t’i arrijë nivelet më të larta me Juventusin, por edhe ndihet i lumtur që do ta ketë partner në mbrojtje.
“Matthijs de Ligt është mbrojtësi më i mirë i ri në botë tani”, ka thënë mbrojtësi italian për JTV kur u pyet për holandezin.
Në garë për transferimin e De Ligt ishin edhe Barcelona, Manchester City, Manchester United dhe Paris Saint-Germain, mirëpo Juventusi e fitoi garën. /Telegrafi/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...