Kush janë grabitësit që vidhnin rroba në dyqanet e Tiranës? Një grua 41 vjeçe dhe i riu nga Shkodra

18:15 | 21 Korrik 2019
Arbresh Info

Policia ka marrë një sërë denoncimesh nga një qendër tregtare në Tiranë, mbi rastin e dy personave që vidhnin rroba.

Mes të dyshuarve, një grua 41 vjeçare rezultoi se ishte një ndër hajdutet që vidhte rroba, së bashku me një 34 vjeçar nga Shkodra. Policia ka parë kamerat e sigurisë dhe ka mundur t’i arrestojë dy grabitësit, të cilët pasi i vidhnin rrobat i shisnin në dyqanin e 34 vjeçarit në Shkodër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë se dy personat kishin vjedhur disa rroba në një qendër tregtare në Tiranë, kanë organizuar punën, ku pas analizimit të pamjeve filmike, dhe kontrolleve të shpejta të ushtruara në ambientet e qendrës tregtare kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: F.,T.,34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe F.,GJ., 41 vjeçe banuese në Kamëz.

Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve, policia ju gjeti dhe sekuestroi edhe rrobat e vjedhura në njërin nga dyqanet e qendrës tregtare.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur dokumentimi i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në dyqane, qendra tregtare dhe tregje të shumicës, të cilët pasi i vidhnin rrobat, i shisnin në dyqanin e shtetasit F.T në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme