Matthijse de Ligt ka zbuluar për pritjen që mori nga lojtarët e Juventusit, veçanërisht për atë të Cristiano Ronaldos.
Mbrojtësi 19-vjeçar e kompletoi kalimin te Zonja e Vjetër nga Juventusi në këtë javë, derisa ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Mbrojtësi holandez e bëri paraqitjen e parë në fanellën e kampionit të Serie A-së, në humbjen 3-2 nga Tottenham Hotspur, ndërsa ka zbuluar fjalët e para që ia tha pesë herë fituesi i Topit të Artë.
“Të gjithë më ndihmuan që të ndihesha mirë në ditën time të parë në skuadër. Cristiano Ronaldo përkujtoi shkurtimisht bisedën që kishim në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë De Ligt në një intervistë për Goal.com.
Holandezi ka zbuluar se portugezi i është prezantuar atij si “Agjenti Ronaldo”.
Mesfushori më pas mohoi se biseda e Ronaldos me të në Ligën e Kombeve bëri një ndikim në vendimin e tij për t’u bashkuar me Juventusin.
“Jo, atëherë kisha bërë tashmë zgjedhjen time në kokën time”.
“Por sigurisht që ishte mirë ajo që tha Ronaldo dhe është e madhe që të mund të stërvitem dhe të luaj me të”, ka shtuar më tej De Ligt. /Telegrafi/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...