Nga sot deri më 26 korrik në qytetin e Mitrovicës, për vitin e nëntë me radhë organizohet Festivali Green.
Ky edicion organizohet nën temën “Për nënën natyrë” duke vënë në spikamë rolin e gruas dhe nënës në raport me mjedisin dhe burimet natyrore, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të qytetarëve mbi zhvillimin e qëndrueshëm.
Gjatë këtyre ditëve të festivalit do të ketë shfaqje të filmave, muzikë, punëtori artistike, murale, debate, si dhe aksione mjedisore.
Të dielën në hapësirën e 7 Arte do performojnë dyshja latino-amerikane Helado Infinito dhe në vijim për tre net me radhë do shfaqen tre filma dokumentar si: “Solar Mama”, “Permakultura si rrugë drejt paqes” dhe “Ferdonija”.
Derisa në anën tjetër organizata holandeze Hope Box do të organizojë dialog artistik nën temën “Çfarë po ndodhë me Nënën Natyrë” që do fasilitohet nga artistja me renome ndërkombëtare Rienke Enghardt.
Me datën 26 korrik, parashihet të mbyllen aktivitetet përmes natës muzikore ku do të performojnë bende dhe artistë të ndryshëm si Mr Rez (DJ reggae), Sytë, Flaka Krelani, Gima & Band dhe Elton Deda.
Këtij edicioni i ka paraprirë ekspozita e fotografive nën titullin “Në mbrojtje të Faunës” me autor Arian Mavriqi, si dhe punëtoria “Code 4 Green” e organizuar nga Girls Coding Kosova me qëllim të zhvillimit të ideve e aplikacioneve që do ndihmonin gjendjen e mjedisit tonë.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë