Dorëheqja e papritur e Ramush Haradinajt nga pozita e shefit të qeverisë, ka krijuar rrethana të reja politike në vend, duke përfshirë edhe negociatat me Serbinë.
Analisti politik Fisnik Halimi vlerësoi se zgjedhjet në Kosovës do të mund të mbahen brenda kësaj vere.
“Ashtu janë shprehur liderët, vendi po shkon drejt zgjedhjeve, duhet parë procedurat kur, ky është një realitet i pa paralajmëruar, i cili nuk i konvenon as Kosovës dhe është në shpërputhje me partnerët ndërkombëtar”, tha ai.
“Mendoj se tani negociatat do të kalojnë sërish në duart e Presidentit të Kosovës. Ai dhe ekipi i tij do të ta përmbyllin marrëveshjen finale me Serbinë, me ndërmjetësimin e akterëve ndërkombëtarë, si SHBA, BE dhe me garancat e Rusisë. Kjo do të jetë situata. Kuvendi i ri i Kosovës, i cili do të dalë nga zgjedhjet e reja, do të ketë si detyrë të parë ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë”, tha Halimi sonte në një intervistë për RTK.
Sipas tij marrëveshja finale do të përshijë shkëmbimin e territoreve e cila do të zgjedhë mosmarrëveshjen shekullore.
Për koalicionet analisti Halimi tha se ato do të jenë të ndryshme, mes partive të mëdha dhe të vogla.
“Nuk do të ketë më koalicione, sikur ishte PAN”, tha ai.
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës