Dyshoni se jeni të sëmurë me diabet? Këto janë shenjat që mund t’ja u konfirmojnë

07:15 | 21 Korrik 2019
Arbresh.info

SIMPTOMAT E DIABETIT TË TIPIT 2

Nëse vuani nga diabeti i Tipit 2, ju keni pa dyshim një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme. (Por mund të jeni në fazat e para të sëmundjes dhe të mos keni asnjë nga këto simptoma.)

Shumë etje, gojë të thatë, urinim të shpeshtë: kjo ndodh pasi organizmi e përdor ujin për të eliminuar glukozën e tepërt me anë të urinës.

Shikim të turbullt: për shkak se trupi dehidratohet, përdor të gjitha lëngjet e mundshme, përfshirë ato të syve, për të eliminuar glukozën.

Uri të tepruar: për shkak se qelizat nuk marrin glukozën e mjaftueshme për t’u ushqyer.

Lodhje dhe nervozizëm: për shkak të mungesës së energjisë, ushqimi kryesor i qelizave tuaja.

Probleme me tretjen: sepse pankreasi nuk prodhon vetem insulinë, por edhe enzimat që i duhen organizmit për të tretur ushqimin. Nëse pankreasi nuk funksionon siç duhet, mungesa e insulinës dhe e enzimave vështirëson procesin e tretjes.

• Hipoglicemi: rënia e energjisë, për shkak të uljes së nivelit të sheqerit në gjak, është pasojë e dobësimit të mëlçisë dhe gjëndrave mbiveshkore./living

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme