Google ADS

Gjermania përshëndet heronjtë e atentatit kundër Hitlerit

19:48 | 20 Korrik 2019
Arbresh.info

Gjermania përshëndeti sot heroizmin e autorëve të atentatit të zhvilluar kundër Hitlerit para 75 vitesh dhe të drejtuesit të tyre Claus von Stauffenberg, në një çast që ekstremi i djathtë po përpiqet të ringrihet.

“Ka çaste që mosbindja mund të jetë një detyrë”, gjykoi kancelarja Angela Merkel në një fjalim duke nderuar karakterin ekzemplar të komplotistëve dhe guximin e tyre, gjatë një ceremonie në Berlin para rekrutëve të rinj të ushtrisë gjermane.

Operacioni “Walkyrie”, një grusht shteti që përfshiu disa mijëra ushtarakë dhe civilë, është veprimi më i famshëm i rezistencës kundër regjimit të Hitlerit.

Më 20 korrik 1944, oficeri Stauffenberg vendosi një bombë me sahat të fshehur në çantën e tij gjatë një mbledhje në Shtabin e Përgjithshëm të Fyhrerit “Strofulla e Ujkut”, pranë Rastenburgut, sot në Poloni.

Tentativa për vrasje dështoi dhe grushti i shtetit u ndërpre. Hitleri arriti të shpëtojë me plagosje të lehta. Koloneli, që kishte marrë pjesë në fushatën afrikane të marshallit Rommel ku humbi një sy dhe një dorë, bashkë me tre komplotistë të tjerë u pushkatuan atë mbrëmje.

Qindra persona të tjerë do të ekzekutohen në ditët në vijim dhe familjet e tyre u persekutuan./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme