Google ADS

Interesat ruse në Ballkanin Perëndimor

14:27 | 20 Korrik 2019
A. B.

Në Ballkanin Perëndimor po luhet një prej lojërave gjeopolitike më delikate, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë, e cila synon ttë përgjigjet me zë të fortë ndaj intensifikimit të lidhjeve mes institucioneve evropiane dhe rajonit, që dëshmohet edhe prej samitit të Poznanit në Poloni.

Siç konfirmon Profesor Ordog I Universitetit të Budapestit, sipas të cilit: “Rusia ka intensifikuar aktivitetet e saj në momentin kur ka kuptuar forcimin e marrëdhënieve perëndimore, një provë e fortë ishte përpjekja për grusht shteti në Mal të Zi në periudhën e anëtarësimit në NATO, apo fakti që këtë vit në Kosovë janë bërë shumë arrestime nga ana ruse. Në Maqedoni janë duke humbur terren, që kur Kryeministri Gruevski u arratis dhe partia e tij është dobësuar, sepse nuk kanë më avantazhet që kishin dikur”.

Ish Kryeministri i asaj që sot është Maqedonia e Veriut, i dënuar për korrupsion dhe I arratisur vitin e kaluar në Budapest, ku ka kërkuar dhe marrë strehim, nuk do të ekstradohet në Shkup pas Vendimit të Gjykatës së kryeqytetit hungarez. Një provë e mëtejshme e aktivizmit të Kryeministrit Orban, i angazhuar mes të tjerash në shumë takime dypalëshe në samit, me qeveritë e rajonit.

Dhe nëse nga njëra anë Ministri i Jashtëm hungarez deklaron zyrtarisht se integrimi i Maqedonisë veriore është në interes të të gjithë Evropës, Orbani ka pritur në Budapest presidentin e anës serbe të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik, një figurë e spikatur e nacionalizmit serb që në perëndim konsiderohet aleat i ngushtë i Putinit.

Ndërkohë në Poznan zhvillohet samitti i dhjetë shteteve anëtare të BE dhe gjashtë partnerëve ballkanikë, ku diskutohet për bashkëpunimin rajonal, me vëmendje të veçantë tek të rinjtë dhe lufta kundër korrupsionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme