Jo vetëm “Bulevardi blu”, rruga “New York”, “Berlusconi”, “George Bush”, “Donald Trump”, “Manhatan”, “Sali Berisha”, “Berlin” etj, Bashkia Kamëz tashmë do të ketë një rrugë me emrin “Ramush Haradinaj”.
Ky është vendimi i marrë nga bashkia Kamëz së fundmi pasi Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dha dorëheqjen një ditë më parë për t’u vënë në dispozicion të Gjykatës së Hagës.
Disa vite më parë Bashkia e Kamzës e ka shpallur kryetarin e AAK, “Qytetar Nderi”. Në një reagim të shpërndarë për mediat Bashkia Kamëz vlerëson aktin e Haradinajt dhe deklaron se tregoi jo vetëm profilin e tij prej shtetari por njëherazi vendosi të sakrifikojë nga vetja për Kosovën dhe kombin shqiptar.
Deklarata e Bashkisë Kamëz
Ramush Haradinaj me doreheqjen e djeshme tregoi te qenit nje shtetar i vertet pasi qe eshte nje patriot dhe atdhetar kete e ka treguar cdo dite te jetes se tij. Haradinaj tregoi se sakrifikon nga vetja per lirine dhe pavaresine e Kosoves per gjithe shqiptarine. Me doreheqjen prej nje burri te vertet shteti tregoi se nuk ka asgje per te fshehur dhe se sa here te kerkohet do te shkoj para drejtesise jo si kryeminister i Kosoves por si Ramush Haradinaj.
Haradina i është pergjigjur thirrjeve te drejtesise por dhe akteve te marra si kryeminister i Kosoves ne detyre. Bashkia Kamez ka nderin qe nje rruge te qytetit tone t’i vendosë emrin e tribunit te lirise dhe atdhetarise Ramush Haradinaj me vendim te KEshillit Bashkiak.
Kujtojme qe tashme Ramush Haradinaj eshte njeri prej nesh per thjeshtesine qe e karaktarizon por edhe se ai eshte Qytetar Nderi i Kamzez si dhe prej sot nje prej rrugeve mban emrin e tij. Jemi me ty Ramush, te bindur ne pafajesine tende dhe misionin tend per lirine e Kosoves dhe shqiptarise.
Askush nuk ka mundur te gjunjezoje sado qe ka tentuar. Ti Ramush ke ditur te ia dalesh me karakterin tend fisnik fhe pastertine e figures tende. Ti je nje shtetar i vertet ndaj qendro sic ke ditur te ia dalesh pabesive.jemi me ty./bw
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...