Universiteti i Mitrovicës ishte akredituar edhe kur mësimi zhvillohej në objekt të improvizuar. E njëjta eksperte këtë vit ka dhënë vlerësim negativ për universitetin edhe pse ai ka kampus modern dhe është konsoliduar për sa i përket stafit akademik.
Në këtë kampus doli të jenë investuar kot 40 milionë euro. Kështu ka thënë zëdhënësi i Universitetit të Mitrovicës, Ahmet Jashari në një intervistë dhënë për arbresh.info.
Ai ka shtuar gjithashtu se rekomandimet e grupit të ekspertëve kanë qenë të pabazuara në gjendjen faktike.
“Ne kemi reaguar me kohë duke pas parasysh se edhe më herët jemi njoftuar për rekomandimet që kanë dalë nga grupi ndërkombëtar i ekspertëve. Ne kemi konsideruar se rekomandimet që kanë dalë kanë qenë të pabazuara në gjendjen faktike në universitetin tonë”, ka thënë ai.
Jashari ka shtuar se universiteti është i konsoliduar.
“Është interesant që njëri nga ekspertët që ka dhënë vlerësim pozitiv në vitin 2014 ku kemi qenë në objektin e improvizuar, kemi qenë në kushte jo të mira e njëjta ka dhënë tani vlerësim negativ kur jemi në një kampus modern dhe mund të themi se si universitet jemi të konsoliduar edhe në fusha të tjera për sa i përket stafit akademik, kabineteve, laboratorëve është duke u ndërtuar një kampus modern që ka përmirësuar kushtet për studentë, por jemi dëshmitar për një vendim që ka dal nga grupi i eksperteve”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i Universitet të Mitrovicës ka thënë se do të përdorin instrumente ligjore për të kundërshtuar këtë vendim.
“Ne konsiderojmë se një vendim i tillë është i dëmshëm dhe jo i bazuar në gjendjen faktike, do të shfrytëzojmë edhe Instrumente ligjore posa ta marrim vendimin zyrtar dhe duke pas parasysh argumentet që kemi në fund të këtij procesi do të marrim përgjigje pozitive”, ka shtuar Jashari.
Jashari ka shtuar se lajmi për mos akreditim ka shkaktuar shqetësim të nxënësit që kanë përfunduar shkollën e mesme.
“Lajmi ka shkaktuar shqetësim edhe të ne edhe të rinjtë e rajonit duke përfshi edhe komunat si Skenderaj dhe Vushtrria sepse kemi pas studentë nga këto vise. Është e dhimbshme që gjendja ekonomike këtu është më e rëndë se në pjesët tjera të Kosovës, Universiteti i Mitrovicës u ka krijuar lehtësira”, ka thënë ai.
E çdo kanë vit aplikuar mbi 1 mijë studentë.
“Aktualisht janë rreth 4 mijë studentë që studiojnë në Universitetin e Mitrovicës. Çdo vit kemi pas kërkesa ose kanë aplikuar rreth 1200 deri në 1300 kandidatë për tu bërë pjesë e universitetit, edhe këtë vit kemi pritur të kemi numër të njëjtë”, ka thënë ai.
Universiteti aktualisht ka gjashtë fakultete.
“Kemi gjithsej gjashtë fakultete. Tri fakultete teknike të cilat janë edhe baza e Universitetit të Mitrovicës meqë kanë një përvojë të gjatë, studimet e larta akademike në Mitrovicë kanë një përvojë mëse 60 vjeçare, përveç fakultetit të gjeo- shkencës, fakultetit të teknologjisë ushqimore dhe fakultetit të inxhinierisë mekanike dhe kompjuterike kemi edhe tri fakultete, juridikun, edukimin dhe Fakultetin Ekonomik. Janë rreth 150 profesorë që punojnë në Universitetin e Mitrovicës, lajmi i mirë ka qenë se vitet e fundit i kemi konsoliduar edhe fakultete shoqërore që kanë pas më shumë problem me staf akademik ndërsa fakultete teknike kanë qenë stabile.”
“Është absurde që Qeveria e Kosovës investon rreh 40 milionë euro në ngritjen e kampusit dhe të njëjtën kohë del lajmi se nuk është akredituar universiteti dhe nuk mund të pranojë studentë të rinj”, ka thënë Jashari.
Jashari ka përmendur rastin e universitetit në veri që sipas tij nuk i nënshtrohet procesit të akreditimit.
“Në veri të qytetit ekziston Universiteti i ashtuquajtur i Prishtinës dhe nuk i nënshtrohet procesit të akreditimit dhe financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. I shfrytëzojnë objektet paraprake që kanë qenë në kuadër të Universiteti të Prishtinës, mensa, konvikti gjenden andej, ne që 30 vite nuk kemi mundur t’i shfrytëzojmë ato”, ka thënë ai.
Ndryshe Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë për Akreditimin në Kosovë ka vendosur të mos akreditoi tri universitete publike për vitin 2019-2020. Universitetin në Prizren, Pejë dhe në Mitrovicë./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/464051001082762/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...