Lirohet nga burgu Mehmet Hakan Atilla, ish zv.drejtori i përgjithshëm i Halk Bank i cili u gjet fajtor në SHBA lidhur me çështjen për sanksionet ndaj Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Atilla është liruar nga burgu FCI Schuylkill në rajonin e Pennsylvanias. Zyrtarët kanë konfirmuar për gazetarët e AA-së që kanë vajtur tek burgu se Atilla është liruar në orët e para të mëngjesit.
Ndërkohë pas lirimit mësohet se Atilla i është dorëzuar Zyrës së Emigracionit për t’u dërguar më pas në Turqi.
Ish zv.drejtori i përgjithshëm i Halk Bank, Hakan Atilla, ishte dënuar me 32 muaj burg pasi ishte gjetur fajtor në lidhje me çështjen për sanksionet ndaj Iranit.
Pse amerikanët nuk kanë lavatriçe në shtëpitë e tyre?
Lartësia e Everestit rritet çdo vit
Sa shpesh duhet të pastrohemi?
Gjermania ndalon shitjen e telefonave OnePlus
Sulmi raketor ndaj Izraelit, Irani në Këshillin e Sigurimit ...
Krasniqi i bindur se Hamza do të jetë kryeministër: PDK nuk ...