Deputeti i PDK’së, Nait Hasani, përmes një postimi në Facebook ka treguar se sa rëndë e ka përjetuar lajmin për thirrjen e Haradinajt nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit, që rezultoi me dorëheqjen e kryeministrit e me gjasë edhe shkuarjen në zgjedhje.
Hasani e lavdëroi Haradinajn duke e cilësuar si burrë i fjalës e i bësës. Ai tha se Ramushin nuk e frikësoh as Gjykata e Hagës e as ajo Speciale.
Hasani gjithashtu tha me dorëheqjen e Haradinajt, ky i fundit tregoi se pozita në politike nuk është asgjë në krahasim me mbrojtjen e shtetit.
Ky është postimi i Nait Hasanit në Facebook:
“Ramush,
Ishte lajm i rënd për mua sot Ramush, por je Dukagjinas i fjalës dhe besës, i një regjioni që ka pas e ka emër e që ka pas burra që moti që i kanë dalë zot këtij vendi e atdheu sa herë ka qenë në nëvoj e në rrëzik.
Trimat e Dukagjinit nuk i ka friguar as Sulltani, as krali, as mbreti, e ty Ramush as Gjykatat e Hagës, as ato Speciale në mbrojtje të atdheut dhë shtetit të Kosovës, ti ke tejkalu sfida në luftë dhe në paqe.
Dorëheqja jote Ramush, nga pozita e Kryeministrit pas vendimit që morre nga gjykata Speciale për intervistim edhe për të dytën herë si Kryeministër, nga përfundimi i gjykimit në Tribunalin e Hagës ku u shpalle i pafajshëm dhe u lirove nga të gjitha akuazat.
Thirrja e sotme për të tretën herë për intërvistim tash në gjykatën Speciale të formuar nga Kuvendi i Kosovës për të njëjtat akuza, pse ne si Shqiptarë kem luftuar për tu çliruar nga okupimi serbë, tregon veprimin politik të gjykatës Speciale kundër luftës Çlirimtare të UÇK-së për lirinë dhë çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Dorëheqja e jote Ramush nga pozita e Kryeministrit për herë të dytë është akt burrëror e politik, kombëtar e familjar dhe regjional si në shërbim të shtëtit të Kosovës dhë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri e çlirim dhe pavarësi nga Sërbia.
Ky veprim i gjykatës Speciale në momentet e tashme të dialogut Kosovë – Sërbi është në një formë dhë hakmarrje politike kundër punës tënde si Kryeministër që bëre këto dy vite, në mbrojtjën e shtetit të Kosovës në raport me Serbinë në dialog para faktorit politik ndërkombëtar në të drejtën juridike të Kosovës si shtet i pavarur e sovran në kufijtë e së drejtës historike e etnike, dhe politik shtetërore të njohur ndërkombëtarishtë nga 114 shtete dhe për taksën e vendosur nga qeveria e Kosovës, kundër Sërbisë. Këtu më siguri se janë të involvuar drejtpërdrejtë dhe politikat hakmarrse nga çdo anë kundër Kosovës në çdo formë.
Po, Ramush me veprimin tënd sot ke treguar se pozita politike si Kryeministër nuk është asgjë në raport me mbrojtjen e shtetit të Kosovës dhe luftës së shenjtë të UÇK-së të larë me gjakun e mijëra dëshmorëvë dhe gjakun e vëllezërve tuaj dëshmorë, Luan e Shkëlzen Haradinaj.
Mallkimi qoftë mbi ata e mbi familjet e tyre që ende punojnë kundër atdheut !
Ramush, jam me ty dhe me të gjithë ata Ushtarë të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, në çdo kohë në mbrojtje të atdheut dhe të drejtës tonë për liri, para çdo gjykate speciale e kujtë do qoftë!
Vetëm burrat si ti japin çdo gjë për atdheun!”
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...