Fatmir Limaj: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, nuk ka nevojë për arrnime

22:00 | 19 Korrik 2019
Arbresh.info

Lideri i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Qytetari duhet të vendos se kush do t’i qeverisë. Çfarëdo arrnimi është i panevojshëm”, është shprehur Limaj, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, çështja e zgjedhjeve nuk duhet të zvarritet.

“Parlamenti duhet të shpërndajë vetveten”, është shprehur Limaj në T7.

Ai ka komentuar edhe arsyetimet e dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, në lidhje me Gjykatën Speciale.

“Krejt e kem ditë se të gjithë kanë me i ftu e me i gjyku”, deklaroi Limaj.

Vendimi i kryeministrit Haradinaj pasditen e të premtes ka dhënë dorëheqje, duke lënë të habitur edhe vetë krerët e koalicion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme