Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, populli shumë shpejt do ta ketë mundësinë t’i japë drejtim Kosovës.
Ai ka thënë se ndjen keqardhje për situatën në të cilën gjendet Haradinaj, pasi u dorëhoq për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.
“Në rrafshin personal ndiej keqardhje për situatën në të cilën gjendet Ramush Haradinaj. Dëshiroj që përballjen e radhës ta ketë me dinjitet dhe urtësi. Politikisht, kemi dallime shumë të mëdha për qeverisjen e PAN-it. Shumë shpejtë populli do ta ketë mundësinë t’i jep drejtim Kosovës. Besoj në vendim racional të qytetarëve”, ka shkruar Deda në Facebook.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para