Von der Leyen: Mbështes hapjen e negociatave me Shqipërinë

20:22 | 19 Korrik 2019
Arbresh.info

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se mbështet perspektivën e fillimit të negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në unionin e 28 vendeve, në një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Der Spiegel”.

“Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me këto dy vende, sapo Këshilli Europian të arrijë në përfundimin se ato i kanë përmbushur kriteret. Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së pritet të mblidhen në Këshillin Europian”, shtoi ajo.

“Ne duhet t’i mbështesim këto shtete, pasi ne ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, ne jemi fqinjë dhe nëse i mbyllim derën këtij rajoni, ne dëmtojmë vetëm veten”, theksoi Von der Leyen./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme