Google ADS

Vuçiq i mbledh në takim urgjent krerët e institucioneve serbe për shkak të dorëheqje së Haradinajt

19:01 | 19 Korrik 2019
Arbresh.info

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, ka nxitur reagime e veprime edhe të institucioneve të Serbisë.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka mbledhur në një takim urgjent krerët e institucioneve serbe, përfshirë edhe kreun e ‘Republika Srpskas’, Millorad Dodikun.

Siç shkruan ‘blici’ serb, në këtë takim është duke marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, dhe ai i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, gjithashtu në takim është Marko Gjuriq dhe Nikolla Selakoviq, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë pritet që Vuçiq të adresohet nesër lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar si i dyshuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme