Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është parë duke hyrë në selinë e partisë në Prishtinë ku edhe është mbledhur kryesia. Ky takim i jashtëzakonshëm ka ardhë pas dorëheqejes që Haradinaj e dha nga posti i kryeministrit, për shkak të ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.
Ai ka njoftuar se pas takimit me bashkëpartiakët do të dalë edhe në një konferencë për media.
Ndryshe, para pak minutash kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar kabinetin qeveritar me vendimin e tij për të dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit. Kryeministri ka thënë se e bën këtë pas ftesës së që ka marrë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë. Kryeministri ka theksuar se ai nuk dëshiron në asnjë mënyrë të dëmtojë imazhin e Kosovës dhe se para drejtësisë do të përballet si individ, dhe beson thellë në pastërtinë dhe drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...