Nënshkrimi i ri i Tacon CD dhe Real Madrid Femenino ka lindur në Suedi, por vjen nga prindërit shqiptarë që emigruan në Skandinavi në vitin 1988.
CD Tacon ka bërë zyrtarisht inkorporimin e Kosovare Asllanit, e cila bëhet kështu nënshkrimi i parë galaktik për Real Madridin për këtë afat kalimtar të verës
Futbollistja ishte një nga figurat më të shquara në Kupën e Botës në Francë, duke kontribuar me paraqitje fantastike për suedezët duke i ndihmuar të fitojnë medaljen e bronztë, shkruajnë mediat spanjolle.
Një emër që të mos harrojë rrënjët shqiptare
Prindërit e Asllanit janë shqiptarë nga Kosova që duhej të emigronin në vitin 1988 në Suedi, në mënyrë që fëmijët e tyre të mund të rriteshin larg një zone të tensionuar dhe që priste të niste lufta.
Familja e lojtares u vendos në qytetin e Kristianstadit, një qytet i vogël në jug të Suedisë që sot ka 41 mijë banorë. Si një kuriozitet, shumë pranë saj është fabrika e vodkës së mirënjohur Absolut, një nga më të konsumuarat në botë.
Familja e vajzës nuk i harroi rrënjët dhe vendosën ta quanin të bijën, Kosovare, duke planifikuar një jetë të gjatë në tokat suedeze. Duket se ideja ka funksionuar, pasi Asllani nuk ka lënë mënjanë rrënjët dhe ka vizatuar shqiponjën me kokë të dyfishtë në këmbën e djathtë, si simbol kombëtar i Shqipërisë. Sigurisht, fanella që mbron në çdo turne është ajo e Suedisë.
Megjithatë, ky nuk është tatuazhi i vetëm me të cilin lojtarja e re e Real Madridit e ka stolisur trupin e saj. Përveç shqiponjës, ajo ka një frazë të vogël në një nga bicepset që ja kujton se gjithmonë duhet të jetë pozitiv. “Qëndro e fortë”, është shkruar në brendësi të krahut dhe kurdoherë që e shikon, po e ndihmon të mos dorëzohet.
Dhe nuk ka dyshim se të dy vendet kanë rrënjë në të. Në Lojërat Olimpike të fundit në Rio de Janeiro ajo u paraqit në ceremoninë e marrjes së medaljeve me flamurin e Kosovës.
“Fillova të shkruaja një post emocional për Kosovën, familjen time dhe Suedinë, por përfundova duke e fshirë atë, por do ta them shumë qartë, ky flamur vjen me mua në finale, e dua Suedinë, e dua Kosovën, i mbaj të dyja vendet në zemrën time”, shkroi ajo.
Asllani ka seri të veta të humorit në Suedi
Në Evropën Veriore është më mirë e njohur si ‘Kosse’ dhe është një fenomen i vërtetë në masë, krahasohet më shumë me Zlatan Ibrahimovicin. Pra, aq sa ka seri humoristike në emër të saj, përkatësisht ka dy tituj të quajtur ‘Pasa la pelota’ dhe ‘Qué golazo, Kosse’. Ato bëhen në bashkëpunim me Anja Gatu dhe Maria Kallstrom dhe shërbejnë për të motivuar vajzat suedeze që të përpiqen të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të luftojnë për ta.
“Gjithmonë kam luftuar për të gjitha vajzat që kanë origjinë të huaj, ndezin një zjarr në zemrën time, tani do të më shohin të arrij një nga ëndrrat e mia. Ata gjithashtu mund ta bëjnë këtë, me shumë përpjekje”, tha ajo në një intervistë.
Ndër vite, ajo ka dashur të kapërcejë stereotipat skandinave dhe të përfundojë traditën suedeze që ka ruajtur gjithmonë sportin mbretëror për klasën e mesme të bardhë.
E pasionuar për udhëtime dhe hokej mbi akull
Në fëmijërinë e saj, ajo zhvilloi aftësi të jashtëzakonshme në futboll dhe hokej në akull, por në fund vendosi të fokusohet në talentin e saj, gjegjësisht vetëm në sportin që sot i ka dhënë kaq shumë lumturi. Kështu, në moshën 15-vjeçare, filloi karrierën në Vimmerby, një qytet të vogël pranë Kristianstadit, ku aktualisht gjendet një fushë futbolli me emrin e saj.
Përveçse se e siguron jetesën përmes futbollit, ajo ka burime të tjera të të ardhurave të bazuara në reklama. Coca-Cola, Visa, Kia Motors dhe Nike janë disa nga kompanitë që i promovon në Instagram, ku ka më shumë se 150 mijë ndjekës.
Në publikimet e saj shfaqen shumë fotografi të futbollit, por edhe të udhëtimeve të ndryshme që ka bërë në të gjithë planetin. Në shumicën e rasteve udhëton me miqtë apo familjen e saj dhe deri më tani nuk është përfolur për ndonjë romancë.
Sipas mediave suedeze, ajo është beqare dhe do të fokusohet në karrierën e saj sportive.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...