Të shtunën do të bëhet hapja e pikës së përkohshme kufitare Restelicë-Strezomir.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, shkruan arbresh.info
MPB ka njoftuar gjithashtu se pika do të hapet në orën 12:00.
“Nesër, me 20 korrik, duke filluar nga ora 12:00, do të bëhet hapja e pikës së përkohshme kufitare, Restelicë-Strezomir, që lidhë Republikën e Kosovës me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu është bërë e ditur se në ceremoninë hapesë do marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski./Arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...