kuzat e shefit të PDK-së Kadri Veselit në drejtim të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, në kohën kur opozita po tenton ta rrëzojë Qeverinë, po shihen si tendencë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan Gazeta ‘Zëri”.
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pohojnë se qëndrojnë prapa deklaratave të liderit të tyre Kadri Veselit lidhur me Qeverinë dhe me kryeministrin Haradinaj, porse, siç thonë ata, rrëzimin e Qeverisë nuk e kanë në agjendë.
“Realisht PDK-ja nuk e ka në agjendë ta rrëzojë Qeverinë, por e ka në agjendë përmbushjen e objektivave të Qeverisë dhe kërkesave të qytetarëve. Kjo është agjenda jonë dhe ne i përkrahim deklarimet e zotit Veseli”, ka thënë deputeti i kësaj partie, Hajdar Beqa për “Zërin”. .
Ai potencoi se qëndrimet e ndryshme brenda koalicionit dhe nganjëherë edhe përplasjet e ndihmojnë Qeverinë që të avancojë.
“Edhe në koalicion gjërat e ndryshme vetëm sa japin zhvillim, i avancojnë proceset, sepse nuk është në interes të Qeverisë që të gjithë të jenë me një zë, por duhet të kenë ide të ndryshme. Koalicioni aktual ka shumë subjekte dhe kanë agjenda të ndryshme, por si Qeveri në këtë rast e kemi një agjendë të përbashkët dhe besojmë se me atë program do të shkojmë deri në fund”, ka shtuar ai. /ZERI
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...