Përfaqësues të Postës së Kosovës nuk kanë shkuar fare në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike për shqyrtim të raportit te audtimit.
Kryetari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj ka thënë se përfaqësuesit e kësaj ndërmarrje po tregohen të papërgjegjshëm.
“Përveç që kanë raport shume negativ ata tregohen edhe shumë të papërgjegjshëm duke mos ardhë fare në raportim”, ka thënë ai.
Ndryshe në javën e kaluar, kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj është përplasur me kryeshefin e Postës, Sejdi Hoxhën.
Teksa Selmanaj pati deklaruar se për shkak të mungesës së kuorumit po mbyll mbledhjen edhe pse raporti i kësaj ndërmarrje është shumë negativ, ka reaguar kryeshefi Sejdiu duke kërkuar që të mos bëhen deklarime pa e shqyrtuar raportin.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Selmanajt i cili i kërkoi Sejdiut te mos flas pa ia dhënë fjalën pasi nuk është ne Postë.
Ndryshe raportimi i Postës së Kosovës dhe Telekomit të Kosovës është shtyrë për javën e ardhshme./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2444303242275460/?notif_id=1563527283114417¬if_t=live_video_explicit
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...