“Një mal” parregullësish në ujësjellësin “Prishtina”

11:54 | 19 Korrik 2019
A. B.

Të premten në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike është shqyrtuar raporti i auditimit për ndërmarrje KRU “Prishtina”.

Kryesuesi i këtij komisioni, Driton Selmanaj ka thënë se raporti është shumë negativ, raporton arbresh.info.

Ndërsa anëtari i këtij komisioni, Valon Ramadani ka treguar për disa të gjetura të raportit.

“Keq deklarimet financiare janë të përhapura në të gjitha shifrat financiare, menaxhimi i të hyrave ka nevojë për përmirësim, mos aplikim të masave ndëshkuese ndaj borxhlive”, ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur për punësimet, krye shefi i ndërmarrjes, Ilir Abdullahu ka thënë se janë punësuar 20 persona nga 2016-ta.

“Nga vitit 2016 e deri tani janë punësuar vetëm 20 punëtorë në ujësjellësin “Prishtina”, ka thënë ai.

E në raport thuhet se 7 mijë euro janë ndarë për aktivitete për kulturë e sport.

Teksa krye shefi nuk ka pasur informacion për aktivitetet është përgjigjur shefi financiar në këtë ndërmarrje.

“Është raport që raportohet çdo muaj, herë pas herë ka ndonjë ndihmë që u ipet klubeve apo diçka e ngjashme”, ka thënë krye shefi.

Ndërsa Sokol Duraku, zyrtar kryesor financiar ka thënë se shuma është përdorur për kampanja.

“Nuk janë shpenzime që kompania ka bërë për aktivitete te caktuara por janë për kampanja, janë shpenzime të imta e që në vjetore kanë mbërritur në 7 mijë euro., ka thënë ai.

Ndryshe në këtë komision pritet të shqyrtohen edhe raportet e ndërmarrje Publike, Posta e Kosovës dhe Telekomi i Kosovës./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2444303242275460/?t=12

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme