I dashuri i ri ja shpreh publikisht dashurinë Duas

10:47 | 19 Korrik 2019
A. B.

Tanimë Dua Lipa ka filluar një romancë të re me modelin 20 vjeçarë Anwar Hadid, i cili është vëllau i modeleve bukuroshe Bella dhe Gigi Hadid.

E me sa duket Dua po e shijon secilin moment me të dashurin e ri, me të cilin po shfaqet edhe publikisht, duke ju dhënë fund spekulimeve.

Së fundmi ajo para më se 30 milion ndjekësve të saj në Instagram ka publikuar të dashurin e saj Anwar, i cili në bluzën e tij po shkruante shkronjën ‘D’ duke ju referuar emrit të këngëtares, e ky gjest romantik i ka pëlqyer edhe Duas e cila e ka ndarë këtë moment me fansat e saj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme