Ani pse kanë mbetur më pak se dy javë nderi në mbajtjen e konventës zgjedhore në të cilën partia më e vjetër në vend LDK-ja, do të zgjedh udhëheqësin e saj, emrat e kandidatëve për këtë post ende mbesin enigmë.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, në një intervistë dhënë arbresh.info, ka thënë se emrat e kandidateve do të dihen vetëm më 3 gusht, pasi sipas tij ashtu është edhe paraparë me status të partisë.
“Siç kemi deklaruara kryesia e LDK-së ka vendosur si datë orientuese 3 gushtin për kuvendin zgjedhor qendror në të cilën do të zgjidhet kryesia dhe kryetari i ri i LDK-së. Në nivel të degëve e nëndegëve kanë përfunduar po thuajse të gjitha, kanë mbetur vetëm dega e tretë në Prishtinë, por e cila do të përfundoj para 3 gushtit. Konform statutit të LDK-së, të gjitha kandidaturat për kryetar të partisë shpallen në kuvendin zgjedhor të LDK-së më 3 gusht. Vetëm atëherë në kuvend do të dihet kandidatet ose kandidatët e LDK-së”.
E si partia më e vjetër në vend, procesi zgjedhor brenda saj nuk ka shkuara ashtu siç ishte menduar.
Mustafa, ka treguar se nga 131 nëndegë e 38 degë, LDK si parti ka pasur tre apo katër sfida administrative gjatë zgjedhjeve të brendshme në disa nëndegë.
Fjala është për incidentet të cilat janë raportuar në media.
“Nga 131 nëndegët dhe 38 degët ka pasur sfida administrative në tre apo katër. Pothuajse në të gjitha njësitë ka shkuar pas asnjë pengës. Ata që i kanë shkaktuar këto sfida në këto nëndegë është marr komisioni më ta dhe të gjitha rastet ku ka pasur nevojë që komisioni të ndërhyj, ka ndërhy. Ju kujtojmë se në disa raste kemi pezulluar përkohësisht edhe zgjedhjet në ato nëndegë. Të gjitha tash janë përfunduar dhe tani kemi arritur në pikën përfundimtare në të cilën do të përmbyllen më 3 gusht”.
E a janë të gatshëm LDK-ja që pas përzgjedhjes së kryetarit të dërgoj në kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë, Mustafa ka një përgjigje.
Sipas tij, në momentin që t’i bëjnë votat e nënshkrimet e nevojshme ky mocion do të procedohet.
“LDK-ja jemi deklaruar shumë moti se jemi të gatshëm me nënshkrime për të vazhduar me mocionin për rrëzimin e Qeverisjes së PAN-it pasi që se kanë shumicën dhe nuk ka shumicën në Kuvend. LDK, është e gatshme së bashku me partnerët e tjerë opozitar, por i bëjmë thirrje edhe partive të tjera që t’i bashkohen këtij mocioni për të rrëzuar këtë Qeveri. Në momentin që i kemi të gatshëm të gjitha nënshkrimet dhe votat, LDK-ja është e gatshme që ta procedoj këtë mocion”, ka përfunduar Mustafa./V.Selimi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/432840600636158/
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...