Paris Saint Germaini thuhet se do të marrë vendim rreth të ardhmes së pavendosur të sulmuesit Neymar brenda dy ose tri javëve të ardhshme.
Reprezentuesi brazilian vazhdon të përflitet shumë për rikthim në Camp Nou pasi duket se ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga kampioni francez gjatë kësaj merkato të transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona, pavarësisht nënshkrimit me Antoine Griezmann për 120 milionë euro para fillimit të sezonit 2019/20, tashmë ka shtruar një ofertë 100 milionëshe plus dy lojtarë për shkëmbimin e yllit nga Amerika e Jugut.
Bazuar në një raport nga Le Parisien, kampioni francez do të marrë vendim rreth të ardhmes së 27-vjeçarit brenda dy ose tri javëve të ardhshme për shkak se të dy palët kërkojnë të gjejnë një zgjedhje para sezonit të ri.
PSG thuhet se kërkon 222 milionë euro për sulmuesin, i cili ka shënuar 51 gola brenda 58 paraqitjeve gjatë kohës së tij në kryeqytetin francez.
Neymar thuhet gjithashtu të jetë i hapur për transferim në Manchester United dhe Real Madrid këtë verë nëse Barcelona nuk është në gjendje të financojë marrëveshjen./arbresh.info/
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese