Benfica ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se Mattia Perin ka dështuar në teste mjekësore, por do të rikthehet në Juventus për tretman.
Portieri ishte i vendosur për të finalizuar këtë mbrëmje (e enjte) transferimin për 15 milionë euro, por problemet u shfaqën gjatë testeve mjekësore, transmeton portali arbresh.info.
Në një deklaratë nga klubi portugez thuhet se marrëveshja nuk ka dështuar, por është shtyrë për katër muaj – kohë gjatë të cilës lojtari pritet të rikuperohet.
Ata kanë arritur një marrëveshje me Perinin që të qëndrojë në Torino dhe t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të finalizuar më pas transferimin te Benfica në dhjetor ose janar.
Perin ka një histori me probleme lëndimesh dhe për shkak të këtyre ka dështuar për të kryer me sukses testet mjekësore./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...