Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NJRHKEK) në Prizren, pas pranimit të një informacioni se një i dyshuar ka konsumuar elementet e veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, ka filluar hetimet dhe mbledhjen e provave për rastin.
Hetuesit policorë, kanë siguruar Urdhëresën nga Gjykata Themelore Prizren, për urdhër kontroll. Sot, më 18.07.2019 është zbatuar urdhëresa e gjykatës, ku në prezence të personit të dyshuar dhe mbrojtësit të tij, në një fshat të Suharekës, është kontrolluar personi, shtëpia dhe automjeti i tij. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dëshmi relevante të kryerjes së veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, dëshmi të cilat do të përdorën në procedura të mëtejme gjyqësore.
Po ashtu, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe: një (1) pushkë automatike AK-47, dy (2) karikatorë të pushkës automatike, pesëdhjetë e tre (53) copë fishekë kalibri 7.62 mm dhe një (1) pushkë gjuetie me gjashtë (6) fishekë.
Me aktvendim të prokurorit të rastit, i dyshuari R.B. viti i lindjes 1952, m.k.sh., ndalohen për 48 orë në mbajtje./arbresh.info
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...