Gjykata e Beratit legjitimon mandatin e Kreshnik Hajdarit për bashkinë e Kuçovës. Vendimi apelohet nga kyebashkiaku Selfo Kapllani.
Gjykata e Beratit që ka në juridiksion edhe Kuçovën ka konfirmuar sot mandatin e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari. Seanca për konfirmimin dhe legjitimimin e mandatit të Kreshnik Hajdarit është drejtuar nga vetë Kryetari i Gjykatës Durim Hasa.
Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Hasa e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin e tij për drejtimin e bashkisë Kuçovë, kandidatit të Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari.
Kujtojmë se në Bashkinë e Kuçovës, Hajdari nuk kishte rivalë, duke shkuar i vetëm në votimet e 30 Qershorit. Si palë në këtë seancë gjyqësore ka qenë edhe kryebashkiaku Selfo Kapllani që mban prej 4-vitesh mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës nga radhët e LSI-së.
Ai ka kundërshtuar vendimin e trupit gjykues dhe ka deklaruar se mandati i Kreshnik Hajdarit është i pavlefshëm sepse duhet të njihet dekreti i Presidentit të Republikës, që anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit. Për këtë arsye, kryebashkiaku Kapllani ka apeluar vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Beratit./BW
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...