Neymar mund të ketë lënë të kuptohet rreth një rikthimi të mundshëm te Barcelona pasi lavdëroi “shokun” Lionel Messi.
Dyshja kanë luajtur së bashku në Camp Nou për katër vite para se ai të transferohej në Paris Saint Germain për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro në verën e vitit 2017, transmeton portali arbresh.info.
Së bashku ata kanë fituar tripletën në vitin 2015 dhe Neymar duket se ka sugjeruar se do të dëshironte të rikthej në një skuadër me të kur koha e tij në PSG të përfundoj.
Neymar i ka thënë sërish gjigantit francez se dëshiron të largohet pas një takimi këtë verë dhe Barcelona është favorite për të nënshkruar me të.
Ai raportohet t’i ketë thënë atyre në fillim të kësaj vere se dëshiron të kthehet në Barcelonë vetëm dy vite pas largimit të tij.
Dhe 27-vjeçari është duke thënë tani të gjitha gjërat e duhura para një rikthimi të mundshëm.
“Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Neymar për Messin, transmeton portali arbresh.info.
“Është lojtari më i mirë që unë e kam parë duke luajtur”
“Ne kemi krijuar një dyshe të mrekullueshme. Ishte kënaqësi për mua, një nder për të luajtur me të. Dhe mbi të gjitha, ai është shoku im”
Barcelona tashmë ka bërë një ofertë prej 45 milionë euro – plus dyshen Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitic.
Megjithatë, mësohet se kjo nuk përmbushë kërkesat e PSG-së që dëshiron të rikthej tarifën prej 222 milionë euro të paguar për të./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...