PD çon 30 qershorin në Gjykatë: Zgjedhjet të shpallen antikushtetuese dhe të verifikohet ‘Bindja’

19:03 | 18 Korrik 2019
Arbresh.info

Opozita duket se po dëgjon këshillën e ndërkombëtarëve për të ankimuar zgjedhjet e 30 qershorit në Gjylatë. Edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk funksionion për shkak të vetting-ut, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, ku bëjnë pjesë të djathtë, iu drejtua sot për ligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit.

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve pa dekret të Presidentit dhe po ashtu edhe me regjistrimin e Bindjes Demokratike jashtë afatit. Shoqata kërkon shpalljen antikushtetuese të procesit zgjedhor të zhvilluar më 30 qershor.

Objekti i dytë ka lidhje me certifikimin e kushtetutshmërisë të veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike lidhur me regjistrimin e saj në 30 qershori. Në kërkesë thuhet se sapo Gjykata Kushtetuese të jetë në punë dhe të funksionojë të mund të fillojë menjëherë gjykimin e keseaj çështje me rëndësi./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme