Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate reagon ndaj zhvillimeve politike, ku flet për vitin 2001, UÇK-në dhe luftëtarët, Isa Boletinin e Skënderbeun, universitetin e Tetovës dhe “Nëna Tereza”, eurointegrimet dhe shumë tema tjera.
BDI kërkon nga shqiptarët të mbrojnë UÇK-në dhe ish-luftëtarët e saj, duke anashkaluar lakminë. Ndër të tjera, kuptohet se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pranon autenticitetin e bisedave tashmë të publikuara.
Kjo është kumtesa e plotë e BDI-së:
Të nderuar vëllezër,
Çdo komb me fanatizëm i ruan vlerat që i ka ndërtuar me shekuj, edhe ne si Shqiptar na ka rrënë që të ndërtojmë vlerat, historinë edhe indetitetin, jo që jemi ne pjestarë të kësaj lëvizje të një historie shumë të bujshme Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse, në këtë bashkim janë bashkuar gjnerata që kanë kontribuar, që kanë sakrifikuar historikisht që nga vendosja e regjimit ushtarako-policor të pas periudhës së dytë botërore deri në vitin 2001.
Kjo lëvizje e jona ka një histori të fortë sepse është pjesë e kësaj vazhdimsie të mos përkuljes, mos dorëzimit përpara pushtuesve, përpara zullumqarëve, përpara atyre që kanë dashur të na zhbinë e të na zhdukin nga kjo tokë. Por, ne mbijetuam dhe po ndërtojmë një histori të re, në këto hapësira në këtë vend ku kemi lindur.
Kështu që, mbetet detyrë që këtë histori, këtë thesar të çmueshëm kombëtar, siç e thash edhe në fillim që popujt e qytetëruar me fanatizëm i ruajnë vlerat që i kanë ndërtuar. Po të ja prekësh Irlandezit Shin Fejnin e cila doli nga Ira, njejtë ai UÇK – Bashkimi Demokratik për Integrim, aty është Ira dhe Shin Fejn, sytë nga balli ti nxjerë sepse e cënon historinë. Por edhe ne me fanatizëm dhe me përkushtim më të lartë duhet që këto vlera ti rruajmë dhe ti begatojmë, por të mos i turpërojmë as të parët tanë, e as bashkëluftëtarët tanë, sepse njeriu nga lakmija mund të bëjë veprime të gabuara por ne gjithmonë busollën duhet të kemi, sepse prejardhjen e kemi nga një mekanizëm e organizëm që kanë dhënë gjak e sakrifica të panumërta.
Të gjithë tanimë në mënyrë të egërsuar si ujqit po organizojnë propagandë kundër BDI-së, Hysni, në rradhë të parë të uroj përzgjedhjen dhe të dëshiroj sukses në punë sepse jam i sigurt që din ta bësh atë shumë mirë dhe të orgnizosh, sepse din të mbash afër njerëzit dhe shokët, por tani do të jesh në një llogore më të afërt të këtij fronti për ti luftuar të gjith ata lugoni që po i grindin dhëmbët kundër kësaj lëvizje me kaq merita për këtë vend. Le të ndalemi dhe të bëjmë analizë kush ka bërë më shumë për këtë vend, por gjithçka që është bërë jo vetëm e shkruar por e dokumentuar e analizaur në të gjitha fushat e veprimtarisë që nga flamuri kombëtarë deri te universitetet, gjuha, kultura që janë ngritur në nivele më të larta. Të gjitha këto janë të kësaj veprimtarie e këtij organizimi dhe këtij mobilizimi.
Dikë flamuri Shqiptar e verbon, dikë universitetet shqiptare po i çmendin, dikë në të gjitha këto të arritura, në gjuhë, kulturë po ia nxjerin rrashtën e kokës dhe ai nuk zgjedh mjete për të luftuar kudër Bashkimit Demokratik për Integrim. Por kotë e kanë, sepse për të ç’bërë Bashkimin Demokratik per Integrim, duhet të ç’bëjsh 20 vjet histori të këtij vendi, duhet që të zhdukësh Isa Boletinin nga Saraj, duhet të zhdukësh Skënderbeun nga sheshi, Hasan Prishtinën, duhet të zhdukësh Universitetin Nënë Tereza dhe Universitetin e Tetovës, e këto nuk zhduken, duhet që të zhdukish gjuhën Shqipe e cila flitet gjithandej në të gjitha institucionet, e më vjen keq për të gjithë ata që i mprehin dhëmbët dhe që i del rrashta nga koka, e kanë kot sepse do të dështojnë përballë anëtarsisë dhe përballë misionarëve dhe histrorisë së këtij vendi dhe anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Mua më vjen keq, unë e kam thënë edhe më herët dhe vërtet nuk i dëgjoj ata përgjime e biseda private e familjare, po si nuk ndodhi biseda familjare dhe private tek anëtarët e VMRO-së dhe LSDMS-së, a vetëm të BDI-së paskan folur biseda private, ku janë bisedat tjera. Unë mendoj se ky popull nuk ha bar dhe bën krahasime, a vetem këta paskan folur biseda, ata të tjerët paskan qenë engjuj dhe asgjë nuk paska.
Çfarë bënë këta, të gjithë procesin e kanë devalvuar deri në devalvimin e mbrëmshëm që ndodhi dhe ne me kohë ia kemi tërhequr vëmendjen dhe nuk duam drejtësi selektive, ne duam drejtësia të ndahet për të gjithë njësoj, ne duam sundim të ligjit, duam veting, ne duam që lufta kundër krimit dhe korrupsionit të bëhet për të gjithë njësoj sepse krimi dhe korrpusioni nuk kanë identitet kombëtarë.
Të gjithë kriminelet i bashkon një ide, e ajo është kriminaliteti, ejani të bëhemi bashkë kundër së keqes dhe në këtë front ne i kemi thirrë të gjitha qytetarët e Maqedonisë edhe partitë LSDM e VMRO-DPMNE, të jemi në një front dhe neve na kanë partner në çdo kohë në luftë kundër së keqes por jo edhe në veprimtari diverzive, shpekulative e të prapa skenave, ne kurrë nuk e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë.
Ne kemi kërkuar që të hapet hetim për të gjithë veprimtaritë por jo i njëanshëm, që nga viti 2002 deri më sot, pse nuk e bëjnë të tjerët këtë, sepse ne nuk mund të bëhemi avokat, hetues apo gjykatës që çdo ditë të dalim e të demantojmë shpekulimet dhe lajmet e rrejshme që bëhen kundër nesh dhe ne kërkojmë që kjo të sanksionohet dhe të luftohet me ligj. Andaj unë nuk dua që edhe ne me të njëjtën monedhë t’ua kthejmë edhe tjerëve por ua bëjmë me dije nga kjo foltore dhe nga ky Kuvend i parë i Bashkimit Demokratik për Integrim një kuvendi i mbarë para kongresit, dhe sigurisht të gjitha kuvendet me këtë mbarsi do vazhdojnë. Unë ua bëj me dije të gjithë oponentëve politik të heqin dorë nga këta shpifje, nga këta shpërndarje që ato i bëjnë, sepse nuk do fitojnë asgjë, sepse ata janë vetëm servis në duart e policisë-politike me agjendë mirë të përpunuar anti shqiptare në kto hapësira si në Maqedonin e Veriut ashtu edhe në rajon, parandaj të gjithë ato shpërndarës janë viktim në këtë lojë të ndyrë në duart e policisë-politike trashëgimtare të UDB-ës dhe e OZD-ës. Ju asnjëherë nuk më keni dëgjuar që të flasë unë për skena dhe prapaskena, apo për politika dhe teori konspirative dhe në këtë rast nuk ka aspak politika dhe teori konspirative, por në kuadër të kësaj fushate dhe organizatorëve të kësaj fushate kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, qëndrojnë trashëgimtarët e OZD-ës dhe UDB-ës me qëllim që të na denigrojnë përballë qytetarëve tanë. Ku i kanë faktet, le të nxjerin një argument nga dhjetëra e dhjetëra mijë përgjime që e kanë keqpërdorur dikur pushtetitn dhe besimin nga Bashkimi Demokratik për Integrim, a kujtojnë këta njerëz se Shqiptarët hanë bar dhe neve do na dënojnë për shak të bisedave private, po, efektin e përkohshëm ata mund ta kenë por më vonë njerëzit do fillojnë të mendojnë.
Për çka? A ka vjedhur dikush, le të nxjerin përgjime, a ka dhënë urdhëra ndonjëri për keqbërje të ligjit, le ta nxjerin përgjimin, unë do e trokas i pari nga Bashkimit Demokratik për Integrim nëse i nxjerin këto fakte , por nuk ka, sepse ne nuk jemi zgjedhë të keqpërdorim besimin e zgjedhësve. Unë nuk them që nuk ka edhe djaj, ejani ti gjejmë ata, por jo me fjale e me demagogji, por me veprime konkrete.
Unë ju them juve që ne jemi më të fortë se kurrë por çka duhet të bëjë edhe shumë më të fortë, duhet të na bëjë sepse nuk shohë alternativë tjetër te Shqiptarët, se po të kisha parë donjë alternativë tjetër, unë i pari do kisha thënë, vëllezër hajdeni ti provojmë njëherë edhe këta, por kë do e provojmë, më thoni kë do e provojmë nga alternativat shqiptare. Gjithë ditën i binë tupanit, paska vjedhur Bashkimi Demokratik për Integrim, paska sharë Ali Ahmeti, më paska dëgjuar mua, dhe tani me atë përgjim dëshiron të më fitojë mua, turp është.
Ne kemi fituar se kemi punuar por duhet shumë më shumë të punojmë për të siguruar fitoret e rradhës që proceset dhe misionin edhe më të fortë dhe të përshpejtuar ta çojmë përpara.
Rrofshi e qofshi të gjithë Ju, të na roj Bashkimi Demokratik për Integrim dhe ta bëjmë më të fortë dhe më të mirë dhe më të konkurueshëm sepse ne do jemi anëtarë të NATO-s, çdo proces këtu monitorohet nga BE-ja dhe NATO-ja.
Çdo proces, çdo lëvizje, çdo punë e çdo ministri, kryetari të komunës, gjykatësit dhe çdo funksionari po monitorohet nga NATO-ja dhe BE, sepse ne duhet të jemi anëtare e BE-së dhe NATO-s ku duhet të përmbushim standardet dhe misionin që na janë dhënë nga ata dhe angazhimet të cilat i kemi kërkuar edhe ne./portalb.mk/
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...