Ekipi Olimpik i Kosovës synon të fitojë medalje në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, i cili do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit duke filluar nga 21 deri më 27 korrik
Është prezantuar sot Ekipi Olimpik i Kosovës për Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Baku 2019, që mbahet prej 21-27 korrik në kryeqytetin e Azerbajxhanit.
Kosova do të përfaqësohet me 18 sportistë të moshës 15-18 vjeçare, të cilët përfaqësojnë pesë sporte të ndryshme: xhudo, atletikë, not, mundje dhe tenis.
Listës i prin medalistja e bronztë Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, xhudistja, Erza Muminoviq, e cila bashkë me Fatjona Kasapin, munguan në prezantim shkaku i angazhimeve me përgatitje.
Me më së shumti sportistë, gjithsej pesë, përfaqësohet noti. Mbretëresha e sporteve, atletika, do të përfaqësohet me katër garues, sikurse tenisi, ndërsa mundja ka dy.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, u shpreh optimist se krahas sportit të xhudos, që ka krijuar traditë të sukseseve ndërkombëtare, në EYOF Baku 2019, presim suksese edhe nga sportet tjera.
“Përgatitjet janë bërë shumë më herët nëpër federata, falë mbështetjes nga mjetet që gjeneron KOK-u. Nëse e shikojmë të kaluarën e sukseseve, nga xhudo kemi rezultatet më të mira edhe tek seniorët edhe tek kategoritë e reja, por që befasi e këndshme së fundi është medalja e artë e Muhamet Ramadanit nga kampionati ballkanik i atletikës, prandaj, pritshmëritë për rezultate të mira janë edhe nga atletika, por që ne nuk do t’i bëjmë askujt presion. Ne kërkojmë sjellje të mirë dhe dhënien e maksimumit nga secili sportistë”, tha presidenti Hasani, i cili shprehu rëndësinë që ka pjesëmarrja e Ekipit Olimpik të Kosovës në një vend që nuk e njeh Pavarësinë e shtetit tonë.
Fituesi i medaljes së artë javën e kaluar në Kampionatin Ballkanik U-18 të mbajtur në Stamboll, atleti Muhamet Ramadani, shprehu optimizmin e tij për të fituar medalje.
Ai në Stamboll fitoi medaljen në hedhjen e gjyles 5 kilogramë, ndërsa krahas kësaj disipline, në Baku do të hedh edhe diskun.
Shpresa për sukses ka edhe sporti i tenisit, veçanërisht me talenten, Vesa Gjinaj, e cila u shpreh e lumtur që i është dhënë mundësia të përfaqësojë tenisin dhe Kosovën në EYOF Baku 2019.
Në emër të trajnerëve, Ziber Xhoni, i mundjes, falënderoi KOK-un për mundësinë që iu dha për t’u përgatitur për EYOF Baku 2019, derisa shpresoi që nga ky Festival ekipi ynë të kthehet me medalje.
Në konferencë të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, nënpresidenti Gazmend Maxhuni, anëtari i Bordit Ekzekutiv, Ramadan Selimi.
Para konferencës u mbajt një seminar për Anti-Doping.
Për Kosovën, Festivali Olimpik Evropian Veror për të Rinj është i treti pas përfaqësimit në Tbilisi 2015 dhe Gyor 2017.
Baku 2019 është rasti i artë që Ekipi Olimpik i Kosovës të fitojë medaljen e parë, e cila i mungon vendit tonë në Festivale të tilla.
Lista e Ekipit Olimpik të Kosovës për EYOF Baku 2019
Erza Muminoviq (xhudo)
Fationa Kasapi (xhudo)
Festim Beqiri (xhudo)
Muhamet Ramadani (atletikë)
Leon Thaqi (atletikë)
Albina Bojaxhiu (atletikë)
Diellza Selaci (atletikë)
Urim Qaili (mundje)
Njomëza Krasniqi (mundje)
Vigan Bytyqi (not)
Olt Kondirolli (not)
Hana Fejzullahu (not)
Jona Macula (not)
Elona Zhugolli (not)
Melos Nallbani (tenis)
Fresk Sylhasi (tenis)
Vesa Gjinaj (tenis)
Forta Morina (tenis)
Trajnerët:
Fatos Tabaku (xhudo)
Xhavit Tahiri (atletikë)
Ardian Hamiti (not)
Festim Ibrahimi (tenis)
Ziber Xhoni (mundje)
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...